0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi, ambasadori amerikan: SHBA-të, një partner krenar i FSK-së 

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur mirënjohje të thellë për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ishin në Turqi, pas tërmetit shkatërrues.

Hovenier në një  postim në Twitter thekson se ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme në Turqi dhe shpëtoi disa jetë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së të cilët u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, shkruan ambasadori amerikan. /Telegrafi/

The United States expresses its deep gratitude to the @KSF_Kosova search & rescue and medical teams as they return home to Kosovo. The KSF team conducted successful assistance operations in Türkiye and saved several lives. The U.S. is a proud partner to the KSF. 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/51BBWtp5yB

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 21, 2023

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit