-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Operacione kundër talebanëve në Afganistan, 27 të vrarë dhe 18 të plagosur

Më të lexuarat

Në operacionet e ndërmarra në rajonet Baglan, Kunduz dhe Farjab në veri të Afganistani vriten 27 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate të publikuar nga Komanda e trupave Shahin 209 në veri të vendit, thuhet se forcat e sigurisë kanë ndërmarrë operacione kundër talebanëve në rajonet Baglan, Kunduz dhe Farjab.

Nga operacionet ajrore dhe tokësore janë vrarë 27 militantë duke përfshirë edhe komandantë të nivelit të lartë të organizatës, janë plagosur 18 militantë të tjerë si dhe janë pastruar nga organizata shumë fshatra.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga talebanët pretendohet se nga forcat e sigurisë janë vrarë 3 persona në Kunduz dhe një person në Frajab.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit