8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Open Balkan: SHBA dhe Turqia lumturojnë Ramën

Më të lexuarat

A po zgjerohet mbështetja për projektin e debatuar?

Kryeministri Rama e ka lexuar si një mbështetje amerikane faktin që në samitin e radhës së Open Balkan në Beograd, ka qenë prezent dhe ambasadori Chris Hill.

“Jam i lumtur ta shoh përballë ambasadorin Chris Hill, i cili di edhe gjuhën tonë. Bëni kujdes se na kuptojnë edhe në gjuhën tone”, tha ai, duke potencuar më tej faktin e të paturit të Turqisë si aleat.

Jam i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishëm, ministri i Jashtëm i Turqisë, të cilin dua ta vlerësoj për rolin e tij. Turqia është një aleat për vendin tonë. Falenderoj edhe ministrin e jashtëm të Hungarisë.

Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen edhe vendet e tjera si  Italia apo Hungaria.

Një koleg nga BE, kryeministër, me tha që pse nuk na ftuat, më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohen gjithmonë e më shumë vende që i përkasin hapësirave që ne kemi kaq shumë dëshira të ftohemi”, theksoi Rama, një ftesë nmë të cilën përfshiu dhe Turqinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit