2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Omicron një valë e fuqishme pritet në Gjermani

Më të lexuarat



Pritet një valë e fuqishme e variantit më ngjitës të koronavirusit, Omicron në Gjermani në fund të vitit, paralajmëroi ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach, pavarësisht rënies së shkallës së incidencës shtatë-ditore mbarëkombëtare.

Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë në javë të enjten ishte 280.3. Numri i rasteve të mërkurën ishte 289.0 dhe një javë më parë ishte 340.1.

“Ne nuk kemi ende një valë të madhe dhe të shpejtë. Kjo do të ndryshojë në fund të vitit dhe në javën e parë të janarit,” tha Lauterbach për WDR.

“Në disa vende evropiane, si Britania e Madhe, varianti Omicron është tashmë i përhapur”, tha ai.

58-vjeçari, në këtë rol si pjesë e qeverisë së re të koalicionit gjerman, tha gjithashtu se nevojiteshin më shumë doza specifike kundër Omicron vitin e ardhshëm pas vaksinave të treta përforcuese.

“Personalisht, do të supozoja se do të ishte i nevojshëm një vaksinim i katërt”, tha ai, duke shtuar se kjo ende nuk është vërtetuar shkencërisht.

“Ajo që dimë me siguri është se kemi nevojë për vaksinat përforcuese” pasi ato mund të parandalojnë “70 deri në 80 për qind të rasteve simptomatike të sëmundjes”, theksoi ministri. /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit