2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OMERI DHE MËKATARI – Si e bëri të pendohej mëkatari?!

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ibn Ebi Hatimi nga
Jezid ibnul-E’sam, i cili ka thënë:
“Në Sham ishte një njeri i fuqishëm, i cili vazhdimisht vinte te Omer ibnul Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e më pas ai ndaloi së ardhuri.
Omeri pyeti:
“Ku është filani i biri filanit”,
ata u përgjigjën se ai i ishte kthyer sërish alkoholit.
Omeri e thirri shkruesin e tij dhe i tha të shkruante:
“Nga Omer Ibnul Hattab për filanin të birin e filanit,
Paqja qoftë mbi ty.
Falenderoj Allahun për ju, nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Cili i fal mëkatet dhe i pranon pendimet, i cili ndëshkon tmerrësisht dhe shpërblen me bollëk. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij, gjithçka kthehet tek Ai.”

Pastaj u tha shokëve të tij:
“Lutjuni Allahut për vëllaun tuaj që të pendohet me zemër dhe Allahu ta falë.”
Kur letra nga Omeri mbërriti në duart e njeriut, ai filloi ta lexonte dhe ta përsëriste vazhdimisht,
”…Kush i fal mëkatet dhe e pranon pendimin, i cili dënon tmerrësisht.” Gafir. 3.
Tha: Ai më paralajmëron për dënimin e Tij dhe më premton se do të më falë”.

Në transmetimin e Ebu-Naimit thuhet: “Këtë ia përsëriti vetes derisa qau, e pastaj e refuzoi alkoolin sinqerisht.”

Kur lajmi për të i mbërriti Omerit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha:

“Bëjeni këtë kur të shihni vëllaun tuaj i cili ka devijuar, drejtojeni atë dhe bëjeni të qëndrueshëm dhe luteni Allahun që t’ia pranojë pendimin dhe mos jini ndihmës të shejtanit kundër tij”.

Tefsir, Ibn Kethir.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit