2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Oliver Ivanovic dënohet me 9 vjet burg për krime ndaj popullatës civile në Kosovë

Më të lexuarat

Gjykata Themelorë në Veri të Mitrovicës e ka dënuar Oliver Ivanovicin me 9 vjet burg për pikën e parë të aktakuzës. Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatë viteve 1999-2000
Ivanovic ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014. Ndërkohë, Ivanovic është liruar nga pika e dytë e aktakuzës për veprën penale nxitje për të kryer vrasje në tentativë.

Aktgjykimi i Ivanovicit ka pasur vetëm dy pika.

Në anën tjetër, jo fajtor është shpallur Dragulub Delibashevic, i cili akuzohej për nxitje për të kryer vrasje të rëndë, raporton Gazeta Express.

Kjo është pika e parë e aktakuzës për të cilën Ivanovic u dënua me 9 vjet burg.

“Lidhur me pikën një të aktakuzës ndaj Ivanovicit dhe personave të tjerë të akuzuar për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1999, në pjesën veriore, faktet janë vërtetuar përtej cdo dyshimi.

Në atë periudhë, forcat policore serbe kryen një lloj spastrimi etnik duke i përndjekur dhe vrarë shqiptarët.

Familjet shqiptare janë përndjekur nga shtëpitë e tyre. Gra, fëmijë e pleq janë ndarë nga pjesa tjetër e burrave dhe janë urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

15 meshkuj shqiptarë janë grumbulluar së bashku deri te një mur dhe janë marrë nga një grup i paramilitarëve serbë të cilët i kanë lidhur me duar pas qafe duke i kërcënuar dhe fyer. Pastaj i tërë grupi janë urdhëruar të ecin deri te rruga kryesore “Miladin Popovic”, ku janë ndalur.

Aty ndodhej një pikë kontrolli e paramilitarëve.

Gjashtë nga burrat u ndanë nga të tjerët dhe u urdhëruan që po ashtu të shkojnë në Shqipëri.

Pjesa tjetër prej nëntë vetave, u përcollën nga paramilitarët serbë deri te pika e tyre e kontrollit.

Në atë kohë, Oliver Ivanovic ishte shef i kësaj pike, i veshur me uniformë me ngjyrë të kaltër.

Para se nëntë nga këta persona të mbërrinin te pika, njëri nga pjesëtarët e pyeti Oliver Ivanovicin: “Cka të bëjmë me ta?”. Ky ia ktheu: “Pse po pyet? Vepro sipas urdhërave”.

Paramilitarët pastaj i morën dy nga dy dhe i qëlluan me plumba.

Deri sa po vazhdonte kjo ngjarje, një person me një makinë blu erdhi dhe urdhëroi që të ndalen të shtënat. Ku person pastaj i përcolli 6 personat që shpëtuan nga plumbat deri te stacioni i autobusëve, ku u ribashkuan me familjet e tyre dhe së bashku ikën në Shqipëri.”/Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit