14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Olaf Scholz viziton Turqinë për të diskutuar rreth Ukrainës

Më të lexuarat

Të hënën, më 14 mars, kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë në Turqi një vizitë zyrtare në përgjigje të ftesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës njofton se kjo është vizita e parë që kancelaroi Scholz do të realizojë në Turqi pas marrjes së detyrës (dhjetor 2021) dhe gjatë vizitës është planifikuar që marrëdhëniet turko-gjermane të diskutohen në të gjitha aspektet.

Palët do të shkëmbejnë mendime për mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Është planifikuar të diskutohen çështjet aktuale të agjendës rajonale dhe ndërkombëtare me theks të veçantë në situatën në Ukrainë dhe gjendjen e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit