-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OKB: Ushtarët e EUFOR-it në Afrikën Qendrore kanë përdhunuar vajza nga mosha 14 vjece

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se ka akuza të reja për abuzimin seksual të fëmijëve nga trupat evropiane, në Republikën e Afrikës Qendrore.

Një numër vajzash, nga mosha 14 deri në 16 vjeçe, kanë thënë se janë përdhunuar nga pjesëtarët gjeorgjianë të Eufor-it të BE-së, ka deklaruar OKB-ja.

Trupat e Eufor-it janë dërguar në Republikën e Afrikës Qendrore, për të frenuar dhunën midis militarëve të krishterë dhe rebelëve myslimanë.

Abuzimet seksuale dyshohet se kanë ndodhur pranë një kampi për persona të zhvendosur, pranë aeroportit në Bangui, në vitin 2014, por kanë dalë në dritë në javët e fundit, gjatë intervistave me një ekip të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit