13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

OKB, thirrje për ndihma në Siri

Më të lexuarat

Këshilltari i Përfaqësuesit Special për Sirinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Jan Egeland, ka dhënë alarmin se qytetarët në rajonin e Damaskut, Madaja, si dhe Zabadani, Fua dhe Kefraja në Idlib, do të jenë përballë urisë nëse nuk dërgohen shumë shpejt ndihma humanitare.

Deklarata e tij ka ardhur në një konferencë për mediat pas takimit të përfaqësuesve të vendeve mbështetëse për Sirinë.

Në konferencën e zhvilluar në zyrat e OKB-së në Gjenevë, Egeland tha se gjendja humanitare është shumë kritike në Siri. “Në 13 zona nuk kemi mundur të çojmë asnjë ndihmë nga ajri apo nga toka për 600 mijë njerëz”, është shprehur ai.

Duke vënë në dukje se në ditët e fundit 5 civilë kanë humbur jetën në Madaja dhe Kefraja për shkak të problemeve shëndetësore dhe të pamundësisë për tu dërguar jashtë rajoneve për trajtim mjekësor, Egeland ka theksuar se 80 persona presin të dërgohen urgjentisht në spitale në këto rajone.

Ndërsa për sa i përket bisedimeve për Sirinë të cilat pritet që të nisin më 23 shkurt në Gjenevë, ai është shprehur optimist dhe më pas ka shtuar: “Besojmë dhe shpresojmë që gjendja në Siri do të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë”.

Egeland ka vënë në dukje se gjendja nuk është e ndryshme edhe në Gutën Lindore dhe se është i shqetësuar për civilët atje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit