0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

OKB: Tensionet në Al-Aksa mund të kthehen në konflikt fetar

Më të lexuarat

“Tensionet që ndodhin në një vend të shenjtë në 11 ditët e fundit nuk janë vetëm çështje izraelito-palestineze, por të njëjtat mund të kthehen në një konflikt fetar, i cili tërë rajonin mund ta zvarrit në një vorbull ere të dhunës”

NEW YORK (AA) – Nickolay Mladenov, koordinator special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, deklaroi se tensionet dhe dhuna në xhaminë Al-Aksa dhe në zonën përreth mund të kthehen në konflikt fetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mladenov, në adresimin e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjes e Mesme, paralajmëroi se tensioni brenda kompleksit Al-Aksa dhe në afërsi të saj mund të rritet më tej.

“Tensionet që ndodhin në një vend të shenjtë në 11 ditët e fundit nuk janë vetëm çështje izraelito-palestineze, por të njëjtat mund të kthehen në një konflikt fetar, i cili tërë rajonin mund ta zvarrit në një vorbull ere të dhunës”, tha Mladenov.

Ai e vlerësoi si pozitiv vendimin izraelit për heqjen e detektorëve të metalit në hyrje të xhamisë Al-Aksa, duke apeluar tek të gjitha palët të distancohen nga provokimet e reja.

Gjatë fjalës së tij, ai poashtu kritikoi planet e fundit nga autoritetet izraelite për ndërtimin e ndërtesave të reja të banimit në terrirorin palestinez.

“Edhe njëherë dua të theksoj se dhuna e territorit të pushtuar palestinez në bazë të ligjit ndërkombëtar është e paligjshme. Gjithashtu, pengojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kërcënojnë mundësinë e një zgjidhjeje mes dy shteteve”, theksoi Mladenov.

Ambasadori i Shtetit Palestinez në OKB, Riyad Mansour, në adresimin e tij para Këshillit të Sigurisë e dënoi vendimin e autoriteteve izraelite për të mbyllur Al-Aksan për besimtarët muslimanë.

Ai paralajmëroi se provokimi i Izraelit mund të rritet, duke apeluar tek Këshilli i Sigurisë që të marrë masat e nevojshme që të sundojë paqja dhe siguria në rajon.

Ndërsa, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, akuzoi udhëheqësinë palestineze se “u japin paga terroristëve”, duke kërkuar nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së që kjo çështje të vihet në rendin e ditës.

Kriza u përshkallëzua të premten e kaluar në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelit të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967, namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit