12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

OKB: të ndalet spastrimi etnik ndaj popullsisë myslimane në Mianmar, situata katastrofë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje autoriteteve të Mianmarit të ndalojnë veprimet ushtarake dhe t’i japin fund dhunës kundër popullatës myslimane Rohinja. Guterres tha se kriza destabilizon rajonin.

Në konferencën për shtyp, ai vlerësoi se situata humanitare ka kaluar në suazat e një katastrofe dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve për të ofruar ndihmë.

“Situata humanitare në Myanmar ishte katastrofike”, tha Guterres.

“Unë u bëj thirrje autoriteteve të Myanmarit të pezullojnë veprimet ushtarake, t’i japin fund dhunës, të mbrojnë rendin e ligjin dhe të njohin të drejtën e kthimit të të gjithë atyre që u larguan nga vendi si pasojë e dhunës”, shtoi ai.

I pyetur nëse situata mund të përshkruhet si pastrim etnik, Guterres tha: ” do t’i përgjigjesha pyetjes suaj me një pyetje tjetër: kur një e treta e popullsisë Rohinja është detyruar të largohet nga vendi, a mund të gjesh një fjalë më të mirë për ta përshkruar atë?”

Sekretari i Përgjithshëm tha gjithashtu se ka folur disa herë me Aung San Suu Kyi.

“Kjo është një tragjedi. Njerëzit po vdesin dhe vuajnë në shifra të tmerrshme dhe ne duhet të ndalojmë këtë. Ky është shqetësimi im kryesor”, tha ai.

Suu Kyi anuloi një udhëtim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për t’u marrë me krizën, tha zyra e saj të mërkurën.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Matthew Rycroft, tha se shpresonte që do të kishte një deklaratë publike të miratuar nga këshilli në lidhje me krizën.

Qeveria e Myanmarit, e njohur edhe si Burma, thotë se forcat e saj të sigurisë po luftojnë kundër militantëve Rohinja, pas një sulmi në shtetin Rakhine ,që filloi më 25 gusht, dhe po bëjnë gjithçka që munden për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Qeveria thotë se rreth 400 njerëz janë vrarë në luftime. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit