-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OKB: Situata në Ukrainë po përkeqësohet me shpejtësi

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se situata humanitare në Ukrainë “po përkeqësohet me një shpejtësi alarmante” për shkak të pushtimit rus.

Kjo u bë e ditur nga Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, gjatë brifingut ditor.

Organizatat humanitare po dërgojnë personel shtesë në pjesë të ndryshme të vendit dhe po punojnë për të ofruar furnizime në magazina në qendrat në Ukrainë dhe më gjerë,” tha Dujarric.

Sipas UNHCR-së, rreth 1,9 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe kanë shkuar në drejtim të Lviv, që ndodhet në perëndim të vendit; më shumë se 2,3 milionë (1 milionë janë fëmijë) janë larguar nga vendi që nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë, saktësoi zyrtari i OKB-së.

Nga 1,7 miliardë dollarë që nevojiten për të ndihmuar refugjatët ukrainas deri tani janë mbledhur vetëm 109 milionë dollarë,- u shpreh Dujarric, duke shtuar se të zhvendosurit brenda vendit kanë nevojë për 1,1 miliardë dollarë ndihma.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit