Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë i OKB-së për Refugjatët, Andrej Mahecic, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se “kampet në vend janë të mbipopulluara dhe ekziston rreziku i sëmundjeve.”
GJENEVË (AA) – Duke njoftuar se ka arritur në 429 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh duke u larguar nga dhuna e nisur më 25 gusht në Mianmar, Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se kampet në vend janë të mbipopulluara dhe se ekziston rreziku i sëmundjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë i OKB-së për Refugjatët, Andrej Mahecic, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se “kampet në vend janë të mbipopulluara dhe ekziston rreziku i sëmundjeve.”
“Teksa po afron rreth gjysmë milionë numri i muslimanëve të Arakanit që janë larguar nga Mianmari, edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët po rrit ndihmat për refugjatët në nevojë për ndihma emergjente, të cilët janë vendosur në rajonin në afërsi të 2 kampeve zyrtare që ndodhen në juglindje të Bangladeshit”, ka informuar Mahecic.
Ndërsa Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Fillipo Grandi, duke nisur nga dita e nesërme do të vizitojë Bangladeshin për tre ditë dhe do të takohet me refugjatët e Arakanit.
Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, ka njoftuar se ka arritur në 429 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh duke u larguar nga dhuna e nisur më 25 gusht në Mianmar.
Pasi ka vënë në dukje se nga mesatarja 20 mijë në ditë ka rënë në 1 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që strehohen në Bangladesh pas largimit nga Mianmari, Millman ka shtuar se dyndja e refugjatëve vazhdon pavarësisht se është ulur ritmi i fluksit.
Joel Millman ndër të tjera ka shpjeguar numri i muslimanëve të Arakanit në Bangladesh ka arritur në 803 mijë, nga të cilët 300 mijë prej tyre ndodheshin në vend para konflikteve, 74 mijë të tjerë janë strehuar në Bangladesh pas konflikteve në tetor 2016 dhe 429 mijë të tjerë kanë mbërritur në Bangladesh pas ngjarjeve të fundit të dhunës në Mianmar.
Në sulmet ndaj civilëve të Arakanit, të kryera nga ushtria e Mianmarit nën pretekstin e “luftës kundër militantëve të armatosur”, nga 25 gushti e deri tani kanë humbur jetën mijëra muslimanë. Për shkak se nuk lejohet hyrja dhe dalja nga zona, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.
Ushtria dhe nacionalistët budistë gjatë sulmeve kanë djegur ose shkatërruar plotësisht rreth 200 fshatra. Dhjetëra mijëra muslimanë nga Arakani (Rohingya) vazhdojnë të përpiqen që përmes lumit Naf dhe zonës malore të ikin në Bangladeshin fqinj.