2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB: Rritet me 231 për qind numri i njerëzve që migrojnë për shkak të thatësirës në Somali

Më të lexuarat

Gjatë periudhës 1-22 qershor në vend janë zhvendosur mbi 112.400 njerëz për shkak të thatësirës dhe se kjo shifër ka treguar 231 për qind rritje në krahasim me muajin maj

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se është rritur me 231 për qind numri i njerëzve që migrojnë për shkak të thatësirës në vendin e Afrikës Lindore, Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) publikuan një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e thatësirës në Somali.

Në deklaratë thuhet se gjatë periudhës 1-22 qershor në vend janë zhvendosur mbi 112.400 njerëz për shkak të thatësirës dhe se kjo shifër ka treguar 231 për qind rritje në krahasim me muajin maj.

Bëhet e ditur se 60 për qind e atyre që kanë migruar kanë vajtur në rajonin Banadir të kryeqytetit Mogadishu, ndërsa 72 për qind e lëvizjes së migrimit është kryer ndërmjet rajoneve dhe 64 për qind brenda rajonit.

Rajonet ku është përjetuar më shumë migrim në muajin maj janë Togdheer dhe Banadir respektivisht me 26 dhe 22 për qind, ndërsa normat e migrimit në Banadir thuhet se e kanë burimin 60 për qind nga rajoni Shabelle i Poshtëm, 31 për qind nga Bay dhe 9 për qind nga Bakool.

Theksohet se faktorët që vonojnë lëvizjen e migracionit janë shpresa për shi, mbështetja, frika nga arrestimi dhe mungesa e transportit.

Qeveria ka bërë thirrje për ndihmë globale

Qeveria në Somali, më 10 nëntor bëri thirrje për ndihmë globale për shkak të efekteve vdekjeprurëse të thatësirës së përjetuar në vend, ndërsa më 23 nëntor u shpall “situatë emergjente” në mbarë vendin.

Vitin e kaluar 7,7 milionë qytetarë somalezë mund të kenë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të thatësirës.

Në vitin 2011 në Somali humbën jetën rreth 260 mijë njerëz për shkak të krizës së thatësirës dhe mungesës ushqimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit