-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

OKB: Regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer krime lufte në Siri

Më të lexuarat

Në bazë të raportit të Kombeve të Bashkuara, sulmet ajrore të kryera nga regjimi i presidentit Bashar al-Asad dhe forcave ruse në lindje të Halepit si dhe sulmet e forcave ruse mbi autokolonat humanitare në Siri paraqesin krime lufte, konstatimi ky i cili u njoftua në konferencën e mbrëmshme për mediat në Gjenevë, raporton AA.

Në raportin e komisionit ndërkombëtar hetimor të pavarur për Sirinë, thuhet se sulmet e regjimit të Asadit dhe forcave ruse në lindje të Halepit paraqesin krime lufte. Raporti është përpiluar pas pohimeve se në periudhën 21 korrik- 22 dhjetor 2016 në Halep janë regjistruar shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Kreu i komisionit, Paulo Sergio Pinheiro, në konferencën për mediat në Gjenevë, tha se është më se e qartë se civilët në Halep kanë qenë viktima të krimeve të luftës.

“Gjatë gati pesë muajve të rrethimit, në lindje të Halepit është vrarë një numër i madh i civilëve, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ajrore nga forcat e regjimit dhe forcave ajrore të Rusisë. Spitalet, shkollat dhe tregjet janë kthyer në një grumbull rrënojash”, ka thënë Pinheiro.

Ai shtoi se në sulmet të kryera nga përkrahësit e regjimit sirian mbi zonat e banuara në pjesët e qytetit i cili është kontrolluar nga opozita, janë përdorur bomba fuqi që kanë shkaktuar vdekjen e qindra civilëve, përfshirë edhe fëmijë.

Pinheiro, theksoi se në sulmet e lartpërmendura, civilët kanë qenë të selektuar në mënyrë të planifikuar, pasi regjimi dhe forcat ruse posedojnë avionë ndërkohë që opozita nuk ka të tillë.

“Forcat Ajrore të të dyja shteteve bombarduan civilët në zonat e populluara. Të gjitha analizat tona tregojnë qartë. Në raport kemi theksuar se janë kryer krime lufte”, tha Pinheiro.

Anëtarja e komisionit të pavarur hetimor ndërkombëtar për Sirinë, Carla del Ponte tha se në Siri është shkaktuar dhunë e përmasave të mëdha.

“Dhuna të cilën e shohim në Siri, nuk është parë madje as në Ruandë dhe Ballkan. Kjo është me të vërtetë një tragjedi e madhe. Ajo që po ndodh është e pabesueshme. Fajtorët duhen dënuar”, tha Del Ponte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit