1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

OKB reagon për bllokimin e civilëve në Halep

Më të lexuarat

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Ndihmës Humanitare (OCHA), njoftoi se në qytetin Halep të Sirisë për shkak të bombardimeve dhe përleshjeve të ashpra 300 mijë njerëz janë bllokuar dhe se nga këto zhvillime janë të shqetësuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, bëri të ditur se OCHA me shqetësim është duke e ndjekur situatën e bllokimit të 300 mijë njerëzve në lindje të Halepit.

Haq shtoi se nga qyteti janë duke arritur lajmet në lidhje me sulmet ajrore, bombardimet dhe përleshjet që shkaktojnë vdekjen dhe plagosjen e një numër të madh të civilëve.

Ai gjithashtu theksoi se për shkak se përjetohen përleshje gjatë “rrugës Castello” e cila është rruga e vetme që mundëson hyrje dhe dalje me qytet u shpreh se lufta e ashpër gjatë ditëve të fundit shkakton mungesën e qasjes së njerëzve ndaj ndihmave. Haq u shpreh se vazhdon rreziku për vdekjen dhe plagosjen e civilëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit