1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB propozon formimin e një institucioni të ri për të hetuar fatin e të zhdukurve në Siri

Më të lexuarat

“I bëj thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të formojnë një institucion të ri ndërkombëtar për të përcaktuar fatin dhe vendin e personave të zhdukur në Siri dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e viktimave”, deklaroi Guterres

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje që të formohet një institucion i ri ndërkombëtar për të përcaktuar fatin dhe vendin e personave të zhdukur në Siri dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e viktimave, transmeton Anadolu.

Guterres foli në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u diskutua situata e personave të zhdukur në Siri.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për “shërimin” e popullit të Sirisë dhe sigurimin e paqes së vazhdueshme, si dhe shtoi se familjet nga çdo shtresë e vendit kanë anëtarët të humbur të familjes.

Më tej, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se disa persona janë rrëmbyer, ndaluar, torturuar dhe arrestuar në mënyrë arbitrare dhe se shumica e këtyre personave janë meshkuj.

Duke theksuar se situata është urgjente Guterres tha se, “Mbetet i panjohur fati dhe vendi ku ndodhen rreth 100 mijë sirianë. Duhet të veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi për të zgjidhur këtë situatë të dhimbshme”.

“I bëj thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të formojnë një institucion të ri ndërkombëtar për të përcaktuar fatin dhe vendin e personave të zhdukur në Siri dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e viktimave”, deklaroi Guterres.

Duke u bërë thirrje për bashkëpunim të gjithë vendeve anëtare dhe palëve në konflikt, Guterres theksoi se kjo në të njëjtën kohë është një përgjegjësi morale.

“Përmasa e krizës është shumë e madhe”

Edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, duke mbështetur shefin e OKB-së për formimin e një institucioni të ri, tha se është e rëndësishme që ky institucion të veprojë në bashkëveprim me institucionet aktuale.

“Përmasa e krizës lidhur me personat e zhdukur në Siri është shumë e madhe. Fakti që mijëra persona në një gamë të gjerë përfshin fëmijë, gra dhe të moshuar, sjell bashkë edhe thirrjen për të kaluar në veprim në mënyrë të fuqishme”, tha Türk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit