4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB: Ngërçi aktual në Siri është i patolerueshëm

Më të lexuarat

Pinheiro tha se të rinjtë sirianë po ikin “në kope” duke lënë pas “një shtet të copëtuar, një ekonomi të gjymtuar dhe shtëpi të shkatërruara”, pasi ata nuk besojnë më se kanë një të ardhme në vendin e tyre

Kryetari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të OKB-së për Hetimin mbi Sirinë, Paulo Pinheiro, ka deklaruar se ngërçi aktual në Siri është i patolerueshëm, ndërsa vendi mbetet i pasigurt për kthimin e refugjatëve, transmeton Anadolu.

“Nuk ka fitues përfundimtar dhe vendi mbetet i pasigurt për kthimin e refugjatëve”, tha Pinheiro në prezantimin e një raporti në Këshillin e Sigurimit për të Drejtat e Njeriut të OKBs-së, të cilin Siria e hodhi poshtë si një “qasje e njëanshme” dhe “humbje kohe”.

“Përpara se Siria të zhytet më thellë në përshkallëzimin e dhunës dhe rënies ekonomike, ne u bëjmë thirrje aktorëve kryesorë të ndalojnë sulmet ndaj civilëve dhe t’u përgjigjen nevojave të tyre të rënda dhe i bëjmë thirrje qeverisë në Damask që të marrë parasysh dhe t’i përgjigjet pozitivisht aspiratave dhe të drejtave legjitime të sirianëve si çelës për t’i dhënë fund konfliktit”, tha Pinheiro.

Ai tha se të rinjtë sirianë po ikin “në kope” duke lënë pas “një shtet të copëtuar, një ekonomi të gjymtuar dhe shtëpi të shkatërruara”, pasi ata nuk besojnë më se kanë një të ardhme në vendin e tyre.

Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të stabilizuar Sirinë, përfshirë ripranimin e saj në Ligën e Shteteve Arabe, sirianët po vuajnë nga përshkallëzimi i trazirave dhe luftimeve përgjatë vijave të shumta të frontit. Siç tha ai, ka shkelje dhe abuzime të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Siri.

– Qasje në ndihmë

“Pse është e tepërt të kërkosh që palët dhe komuniteti ndërkombëtar të sigurojnë që ndihma humanitare ndërkufitare të ofrohet në shkallën e nevojshme dhe në mënyrë të qëndrueshme…”, u shpreh Pinheiro.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga pengimi i ndihmës humanitare për ata në nevojë.

“Dështimi kolosal në Këshillin e Sigurimit për të arritur një konsensus për të zgjatur pikën kufitare Bab Al-Hawa në muajin korrik është një kujtesë e ashpër se si politizimi i privon sirianët më të rrezikuar nga ndihma shumë e nevojshme”, tha ai.

Haydar Ali Ahmad, i dërguari sirian në OKB në Gjenevë, nga ana e tij, tha në këshill se “mbajtja e takimeve dhe mandateve të tilla në mënyrë të përsëritur është e pakuptimtë dhe një humbje kohe, burimesh dhe përpjekjesh”.

“Kanë kaluar 12 vjet dhe ky komision akoma po insiston që të miratojë të njëjtën qasje të njëanshme”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit