1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB ndërpret shërbimet në kampin e palestinezëve në Liban

Më të lexuarat

UNRWA dhe UNICEF theksojnë se ishin të detyruar të ndërpresin furnizimin dhe shërbimet, si arsimimi, për shkak të shqetësimit se përplasjet mes grupeve rivale palestineze sërish mund të shpërthejnë

BEJRUT (AA) – Nga Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se këtë javë kanë ndërprerë furnizimin dhe ofrimin e shërbimeve në kampin e refugjatëve palestinezë në jug të Libanit, për shkak të shpërthimit të konfliktit brenda tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Agjencia e ndihmave për palestinezët e OKB-së (UNRWA), njoftohet se të paktën tetë civilë, përfshirë një djalë 13-vjeçar dhe një zyrtar i OKB-së, u plagosën në valën e fundit të dhunës që shpërtheu në mes të banorëve të kampit Ein el-Hilweh.

UNRWA dhe UNICEF theksojnë se ishin të detyruar të ndërpresin furnizimin dhe shërbimet, si arsimimi, kujdesi shëndetësor dhe shërbime të tjera sociale, për shkak të shqetësimit se përplasjet mes grupeve rivale palestineze sërish mund të shpërthejnë.

Në deklaratë më tej shtohet se agjencitë e OKB-së “thellësisht janë të shqetësuara se dhuna që është në vazhdim mund të çojë në viktima të reja civile”.

Intensiteti i konflikteve është dobësuar të mërkurën, një ditë pas ndërmjetësimit diplomatik mes palëve në konflikt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit