Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Stephane Dujarric në konferencën për shtyp në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve dhe vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në vitin 2023 nga ushtria birmaneze, ka deklaruar: “Kjo situatë nuk na shpie në rrugën e drejtë. Përkundrazi na largon nga thirrjet tona për të rikthyer në vend qeverisjes demokratike, lirimin e të burgosurve politikë dhe për t’i dhënë fund dhunës e presionit.
Dujarric ka tërhequr vëmendjen se të paktën 930 njerëz, shumica gra e fëmijë kanë humbur jetën në duart e forcave të sigurisë që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit, dhe mijëra të tjerë mbahen në burg, përfshirë civilë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, autorë dhe politikanë.
Në vijim të fjalës së tij zëdhënësi Dujarric ka vënë në dukje se kriza që pasoi grushtin e shtetit në Mianmar po pengon luftën kundër epidemisë Covid-19, shëndetin, arsimin dhe qasjen tek ata që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Min Aung Hlaing, i cili erdhi në pushtet me një grusht shteti në Mianmar, më 1 gusht deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur edhe për dy vite të tjera dhe e ka shpallur veten si kryeministër të qeverisë së përkohshme.
Ushtria e Mianmarit e mori pushtetin më 1 shkurt pasi tensioni politik u rrit pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020.
Udhëheqësja de facto dhe ministrja e Jashtme, Aung San Suu Chii, shumë zyrtarë të tjerë dhe drejtues të partisë në pushtet u arrestuan nga ushtria dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme për një vit.
Si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë kundër ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit kanë humbur jetën 939 njerëz humbën. Ndërsa në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë, gjykatat ushtarake vazhdojnë gjyqet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë që mbahen në paraburgim.