Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se më shumë se 625 mijë fëmijë janë të privuar nga arsimi prej 8 muajsh në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se më shumë se 625 mijë fëmijë janë të privuar nga arsimi prej 8 muajsh në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X e UNRWA-së, bëhet një vlerësim lidhur me fëmijët të cilët nuk mund të arsimohen për shkak të sulmeve izraelite.
Në deklaratë thuhet se më shumë se 625 mijë fëmijë në Gaza nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë për më shumë se 8 muaj ndërsa 300 mijë prej tyre kanë qenë më parë nxënës të UNRWA-së. Aktivitetet edukative të kryera nga personeli i UNRWA-së kanë rëndësi kritike në aspektin e përgatitjes së fëmijëve për t‘u khtyer në shkollë.
Ushtria izraleite sulmon herë pas here shkollat ku strehohen civilët palestinezë që ikin nga sulmet izraelite.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.765 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 86.429 persona të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.
/AA/