0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB: Kolera kërcënon 1 miliard njerëz në 43 vende

Më të lexuarat

OBSH-ja dhe UNCEF-i paralajmëruan se numri i rasteve është rritur dhe situata me epideminë e kolerës është më e keqe sesa para dhjetë viteve

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), epidemia e kolerës kërcënon afërsisht një miliard njerëz në 43 vende, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF), raportohet se shumë vende po përballen me epideminë e kolerës.

Në deklaratë thuhet se numri i rasteve është rritur dhe situata me epideminë e kolerës është më e keqe sesa para dhjetë viteve.

Deklarata thekson se një miliard njerëz janë të rrezikuar nga kolera në 43 vende dhe se ky rrezik është shumë më i lartë, veçanërisht te fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Në deklaratë thuhet se vdekjet nga kolera janë rritur në nivel alarmant. Organizatat po ashtu thanë se numri i rasteve në Malavi dhe Nigeri është më i lartë se sa pritej këtë vit, ndërsa infeksionet janë përhapur edhe në Mozambik, Afrikën e Jugut, Tanzani, Zambia dhe Zimbabve.

“Në shkurt dhe mars të këtij viti, në Malavi dhe Mozambik uragani Freddy shkaktoi zhvendosjen e 800 mijë njerëzve brenda vendit dhe pamundësinë për të aksesuar shërbimet shëndetësore. Rrjedhimisht, shirat e dendur dhe përmbytjet rritën rrezikun e kolerës në rajon”, thuhet në deklaratë.

Drejtori i OBSH-së përgjegjës për luftën ndaj kolerës, Henry Grey, ka thënë se kanë parashikuar që rastet e kolerës mund të ndryshojnë sezonalisht dhe mund të rriten shumë më tepër.

“Janë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e epidemisë së kolerës në dekadat e fundit,” tha Grey. “Por tani rrezikojmë që situata të kthehet prapa”, shtoi ai.

Duke u shprehur se po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in, Grey tha se duhet të dyfishojnë dozat e vaksinave deri në vitin 2025.

Ai tha se vaksina nuk është zgjidhje më vete.

“Vaksinimi është një mjet, por jo një zgjidhje e përgjithshme. Investimet në kanalizimet e ujit duhet të jenë ndër prioritetet. Për këtë, ne kemi nevojë për fonde emergjente”, shtoi Grey.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit