-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

OKB-ja: Uria në Gaza ka arritur nivele kritike

Më të lexuarat

“Uria ka arritur nivele kritike në Gaza. Njerëzit po kërkojnë ushqim në grumbujt e mbeturinave të mbetura javë më parë”, tha UNRWA-ja, e cila paralajmëron se situata po përkeqësohet me afrimin e dimrit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se uria në Rripin e Gazës ka arritur nivele kritike dhe përsëriti thirrjen për një armëpushim urgjent.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga UNRWA-ja thuhet: “Uria ka arritur nivele kritike në Gaza. Njerëzit po kërkojnë ushqim në grumbujt e mbeturinave të mbetura javë më parë. Me afrimin e dimrit, situata po përkeqësohet me shpejtësi dhe mbijetesa bëhet e pamundur pa ndihmën urgjente humanitare”.

UNRWA-ja, e cila deklaroi se situata në Gaza po përkeqësohet dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, e mbështeti deklaratën e saj me fotografi që tregojnë grumbuj të mëdhenj mbeturinash në Gaza.

Gjendja pas 7 tetorit, pushtimi i Gazës nga Izraeli

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nisi një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me arsyetimin e “përgjigjes ndaj shkeljeve të vazhdueshme kundër palestinezëve dhe vlerave të shenjta, veçanërisht Xhamisë Al-Aksa”.

Izraeli njoftoi se 1.200 izraelitë vdiqën dhe 5.132 njerëz u plagosën në sulmet e 7 tetorit. Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 44.249 palestinezë, përfshirë rreth 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra, ndërsa 104.746 persona janë plagosur.

Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu, derisa ushtria izraelite ka shënjestruar edhe spitalet dhe institucionet arsimore ku strehoheshin civilë.

Ushtria izraelite njoftoi se 804 ushtarë të saj kanë vdekur, 378 prej të cilëve ishin në procesin e pushtimit tokësor, që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e tyre në Rripin e Gazës.

Gjatë “pauzës humanitare” në konflikt e cila u dakordua për katër ditë më 24 nëntor 2023 dhe më vonë u zgjat edhe për tri ditë të tjera, u liruan reciprokisht 81 të burgosur izraelitë dhe 240 palestinezë. Nga ana tjetër, Izraeli vazhdoi të arrestonte dhe burgoste mijëra palestinezë.

Që nga 7 tetori 2023, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 794 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë, kanë vdekur në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve që kanë uzurpuar tokat palestineze.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit