1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB-ja: T’i udhëheqim përpjekjet globale drejt paqes e veprimit klimatik

Më të lexuarat

Duke theksuar domosdoshmërinë për udhëheqësi dhe ndërtimin e besimit për të nxitur plane klimatike me ambicie të larta, Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve të G20-s të udhëheqin duke u treguar shembull për të tjerët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i kërkoi grupit G20 të ekonomive të zhvilluara të udhëheqin përpjekjet globale për të promovuar paqen, për të avancuar veprimin klimatik dhe për të siguruar qasje të barabartë në teknologjitë në zhvillim.

“Kam ardhur në Rio me një mesazh të thjeshtë: Udhëheqësit e G20-s duhet të udhëheqin. Vendet e G20-s sipas definicionit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik. Ata zotërojnë një ndikim masiv diplomatik. Ata duhet ta përdorin ndikimin për të trajtuar problemet kryesore globale”, tha Guterres dje në qytetin brazilian Rio de Janeiro përpara Samitit të Liderëve të G20-s, sipas UN News.

Duke theksuar urgjencën që kombet të përshpejtojnë përpjekjet në adresimin e sfidave të përbashkëta kritike, ai bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të arritur paqen në Gaza, Liban, Ukrainë dhe Sudan.

“Kudo, paqja kërkon veprime të bazuara në vlerat e Kartës së OKB-së, sundimin e ligjit dhe parimet e sovranitetit, pavarësisë politike dhe integritetit territorial të shteteve”, tha Guterres.

Duke trajtuar çështjet financiare, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tërhoqi vëmendjen ndaj sfidave me të cilat përballen vendet e cenueshme, të cilat po përballen me pengesa të rëndësishme jashtë kontrollit të tyre.

Ai kritikoi sistemin aktual financiar ndërkombëtar si “të vjetruar, joefektiv dhe të padrejtë”, duke vënë në dukje se ai nuk arrin t’u sigurojë këtyre kombeve mbështetjen e duhur.

Guterres theksoi nevojën për reforma ambicioze sipas Paktit për të Ardhmen për ta bërë sistemin financiar global më gjithëpërfshirës dhe reflektues të ekonomisë së sotme.

Masat kryesore përfshijnë rritjen e përfaqësimit të vendeve në zhvillim në institucionet financiare, rritjen e kapacitetit huadhënës të Bankave Shumëpalëshe të Zhvillimit, nxitjen e bashkëpunimit tatimor gjithëpërfshirës dhe ndjekjen e financimit inovativ.

Ai i kërkoi G20-s të marrë drejtimin në zbatimin e këtyre ndryshimeve

Guterres shprehu shqetësimin për ritmin e negociatave në COP29, duke u kërkuar vendeve të G20-s të bien dakord për qëllimet ambicioze të financimit klimatik për të mbështetur vendet në zhvillim.

Duke theksuar domosdoshmërinë për udhëheqësi dhe ndërtimin e besimit për të nxitur plane klimatike me ambicie të larta, ai u bëri thirrje vendeve të G20-s, si ekonomitë dhe emetuesit kryesorë, të udhëheqin u duke treguar shembull për të tjerët.

Vendet e grupit G20 përbëjnë 80 për qind të emetimeve globale dhe “duhet të udhëheqin me planet kombëtare klimatike që ndjekin udhëzimet për të cilat ranë dakord vitin e kaluar”, tha ai.

Duke vënë në dukje se zgjidhjet janë ende të mundshme pavarësisht sfidave, Guterres tha: “Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të udhëhequr veprime transformuese për një botë më të sigurt, më paqësore dhe të qëndrueshme”.

Liderët e grupit G20 të ekonomive më të mëdha do të takohen në Rio de Zhaneiro sot dhe nesër për samitin e tyre vjetor.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit