4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB-ja paralajmëron se Gaza është bërë e pabanueshme pas sulmeve izraelite

Më të lexuarat

Shefi i departamentit humanitar të OKB-së, Martin Griffiths tha se Gaza është e pabanueshme tre muaj pas luftës së Izraelit me Hamasin, duke paralajmëruar se popullsia është në rrezik nga uria.

Ai shtoi se 2.3 milionë banorët e Gazës përballen me kërcënime të përditshme ndërsa bota shikon.

“Njerëzit po përballen me nivelin më të lartë të pasigurisë ushqimore të regjistruar ndonjëherë. Spitalet e pakta që funksionojnë pjesërisht janë të mbipopulluara dhe me mungesë kritike të furnizimeve, objektet mjekësore janë nën sulm të pamëshirshëm, sëmundjet infektive po përhapen. Gaza thjesht është bërë e pabanueshme”, tha Griffiths.

Ai tha se komuniteti humanitar po përballej me një “mision të pamundur” duke u përpjekur të ndihmonte banorët e Gazës ndërsa stafi i OKB-së dhe punonjësit e ndihmës nga organizatat partnere u vranë.

Griffiths përsëriti kërkesat e OKB-së për një fund të menjëhershëm të luftës dhe lirimin e të gjithë të burgosurve, duke thënë se ishte koha që komuniteti ndërkombëtar të përdorë të gjithë ndikimin e tij për ta bërë këtë të ndodhë.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë kundër ushtarëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit