Lidhur me ofertën e Presidentit Erdogan për të ndërmjetësuar në krizën Rusi-Ukrainë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq tha se ata i motivojnë vendet e tjera për ndihmë, përfshirë Turqinë.
Në konferencën e përditshme të shtypit zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq ka deklaruar se ata se duan që kriza Rusi-Ukrainë të zgjidhet me rrugë paqësore.
Zëdhënësi Haq vlerësoi ofertën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të ndërmjetësuar në krizën Rusi-Ukrainë.
“Ne motivojmë vende të ndryshme, përfshirë Turqinë, që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve”, u shpreh zëdhënësi i OKB-së.