16.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

OKB-ja mirëpret ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën nga Turqia

Më të lexuarat

“Thelbësore është që të gjitha vendet të vazhdojnë të rrisin ambiciet”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric

OKB-ja të mërkurën përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën nga Turqia, si një veprim që do të kontribuojë në përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Thelbësore është që të gjitha vendet të vazhdojnë të rrisin ambiciet ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ka qenë i qartë se vendet e G20 duhet të udhëheqin rrugën”, tha për AA, Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së, Antonio Guterres.

Deklaratat e Dujarric u bënë menjëherë pasi të gjitha partitë politike në parlamentin turk votuan “për” marrëveshjen.

Palët në Kornizën e Konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike arritën një marrëveshje më 12 dhjetor 2015, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të arritur një të ardhme të qëndrueshme me karbon të ulët në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP21) në Paris.

Marrëveshja e Parisit, e përcaktuar si “një urë midis politikave të sotme dhe neutralitetit ndaj klimës para fundit të shekullit 21”, kërkon të forcojë përgjigjen globale ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimatike duke ndaluar rritjen e temperaturave mesatare globale më shumë se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale gjatë shekullit të ardhshëm dhe për të vazhduar përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturës edhe më tej në 1.5 gradë Celsius, brenda mundësive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit