2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OKB-ja ka zgjedhur shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur pesë shtete të reja anëtare të këshillit të sigurisë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi anëtarësimin e Ekuadorit, Japonisë, Maltës, Mozambikut dhe Zvicrës për dy vjet.

Mozambiku dhe Zvicra do të jenë në Këshill për herë të parë, Malta për herë të dytë, Ekuador për herë të tretë dhe Japonia për të dymbëdhjetën.

Mandati i tyre do të fillojë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe do të zëvendësojë Indinë, Norvegjinë, Meksikën dhe Keninë, mandati dyvjeçar i të cilëve skadon.

Pesë vendet e sapozgjedhura do t’i bashkohen Shqipërisë, Brazilit, Gabonit, Ganës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe rreth tryezës së Këshillit të Sigurimit.

Vendet kandidate për anëtarësim në Këshillin e Sigurimit duhet të marrin dy të tretat e gjithsej 193 votave, edhe nëse asnjë vend nuk e kundërshton pranimin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit