10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

OKB-ja do të dërgojë 20 vëzhgues në Halepin Lindor

Më të lexuarat

Qeveria siriane e ka miratuar dërgimin e 20 vëzhguesve të OKB-së në Halepin Lindor, të cilët do ta përcjellin evakuimin e popullatës dhe kryengritësve, njofton zëdhënësi i organizatës botërore Stefan Guzhariq, i cituar nga mediat franceze.
Në zëvendësim të kësaj OKB-ja nga të gjitha anët në konflikt presin që ta aprovojnë qasjen deri te dërgesat me ndihmë humanitare për qytetin, ku civilët nga korriku jetojnë nën rrethim.
Drita e gjelbër për dërgim të 20 vëzhguesve në Halepin Lindor në OKB është dhënë një ditë pasi që Këshilli i Sigurisë unanimisht e pranoi rezolutën për këtë temë.
Nga fillimi i evakuimit në Halepin Lindor, të filluar para pesë ditëve, të paktën 25.000 civilë dhe kryengritës e kanë braktisur këtë enklavë kryengritëse, dje kumtoi zëdhënësja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit