3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

OKB-ja dënon ashpër sulmin në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza

Më të lexuarat

Duke theksuar se duhet t’i jepet fund sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, u theksua se “objektet shëndetësore asnjëherë nuk duhen të vendosen në shënjestër”

 

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe objekteve shëndetësore, transmeton Anadolu.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në rrjetet sociale ndau një mesazh lidhur me sulmin ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza.

“UNFPA dënon ashpër sulmin në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza që shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve” u theksua në mesazh.

Duke theksuar se duhet t’i jepet fund sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, u theksua se “objektet shëndetësore asnjëherë nuk duhen të vendosen në shënjestër”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sulmi ajror vjen në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.

Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti një “gjenocid”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit