4.4 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

OKB-ja: Civilët në Gaza po vuajnë, ne jemi në një pikë të zymtë

Më të lexuarat

Koordinatorja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndihmën Humanitare për Gazën, Sigrid Kaag, kujtoi sfidat e shumta serioze me të cilat përballen si OKB-ja ashtu edhe populli i Gazës.

Koordinatorja e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për ndihmën humanitare për Gazën, Sigrid Kaag, theksoi nevojën për vullnet politik për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza.

“Ne kemi ende një situatë shumë, shumë të zymtë pasi civilët në Gaza po vuajnë”, u tha Kaag gazetarëve pas një sesioni të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për atë që shihni, atë që dëgjoni dhe bisedat që keni me palestinezët në Gaza. Unë kam qenë duke vizituar Gazën për tri dekada të jetës sime dhe tani jemi në një pikë të zymtë”, shtoi ajo.

Ajo kujtoi sfidat e shumta serioze me të cilat përballen si OKB-ja ashtu edhe banorët e Gazës dhe në veçanti tërhoqi vëmendjen për pengesat në dërgimin e ndihmave humanitare.

Ajo theksoi se ekziston “nevoja akute për shëndet dhe nevoja të tjera elementare të jetës”.

“Shumëçka mungon në Gaza”, tha Kaag.

Ajo tha gjithashtu se vetëm përgjigjet humanitare nuk mund ta zgjidhin krizën.

“Nuk ka zëvendësim, asnjë sistem nuk mund dhe nuk do të zëvendësojë apo kompensojë mungesën e vullnetit politik. Ky është vullnet politik dhe zgjedhje politike”, tha ajo.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë u vranë 44.786 persona dhe u plagosën 106.188.

Izraeli filloi një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës tetorin e kaluar pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

Viti i dytë i gjenocidit në Rripin e Gazës po tërheq një dënim të gjerë ndërkombëtar, me zyrtarë dhe institucione që dënojnë sulmet dhe bllokojnë shpërndarjen e ndihmave si një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar popullatën.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në Gaza.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit