3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB-ja bën thirrje për lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazën e bllokuar

Më të lexuarat

Zëdhënësi i OCHA-s, Laerke tha se “OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të na lejojnë qasjen për të ofruar ndihmën e nevojshme humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës”

Kombet e Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazën e bllokuar, raporton Anadolu.

Duke folur për AA, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke tha se “OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të na lejojnë qasjen për të ofruar ndihmën e nevojshme humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës”.

Sipas OCHA-s, numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza mes luftimeve të intensifikuara është rritur në mbi 338 mijë.

Në një njoftim më herët, Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se për gjysmë milion njerëz është ndaluar marrja e ndihmës jetike ushqimore pasi agjencia u detyrua të mbyllë të 14 qendrat e saj të shpërndarjes së ushqimit.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së”, një sulm i befasishëm në shumë fronte, përfshirë breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin e Al-Aksa-së në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigjja e Izraelit është zgjeruar në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim izraelit që nga viti 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit