0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB: Izraeli po mban 1.264 palestinez në burg administrativ

Më të lexuarat

Forcat izraelite të sigurisë kanë kryer 1.042 operacione kërkimi dhe arrestimi në Bregun Perëndimor, që ka rezultuar në arrestimin e 1,504 palestinezëve, përfshirë 88 fëmijë

Në total 1.264 palestinezë mbahen aktualisht nga Izraeli në paraburgim administrativ, njoftoi koordinatori special i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, raporton Anadolu.

Numri, sipas të dërguarit të OKB-së, është më i larti në më shumë se një dekadë.

“Forcat izraelite të sigurisë kanë kryer 1.042 operacione kërkimi dhe arrestimi në Bregun Perëndimor, që ka rezultuar në arrestimin e 1.504 palestinezëve, përfshirë 88 fëmijë”, tha Wennesland në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai më tej shtoi se midis 15 korrikut dhe 19 shtatorit, 68 palestinezë, duke përfshirë 18 fëmijë, u vranë nga forcat izraelite të sigurisë gjatë demonstratave, përleshjeve, operacioneve të sigurisë, sulmeve ose sulmeve të supozuara kundër izraelitëve dhe incidenteve të tjera.

Gjithsej 2.830 palestinezë u plagosën, duke përfshirë 30 gra dhe 559 fëmijë, ndërsa 271 prej tyre u plagosën nga municionet e vërteta dhe 2.119 nga thithja e gazit lotsjellës, tha i dërguari i OKB-së.

“Përveç kësaj, dy palestinezë u vranë dhe 73 u plagosën, duke përfshirë tre gra dhe 12 fëmijë, mes një niveli të lartë të sulmeve nga kolonët izraelitë”, tha ai.

Mungesa e financimit vazhdon të pamundësojë OKB-në për të ofruar shërbime thelbësore për palestinezët, vuri në dukje ai.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Rrefugjatëve Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka nevojë urgjente për 75 milionë dollarë për ndihmë ushqimore deri në fund të vitit për 1,2 milion palestinezë në Gaza, tha Wennesland.

Programi Botëror i Ushqimit kërkon 32 milionë dollarë për të rivendosur ndihmën sociale për familjet prioritare në të gjithë territoret e pushtuara palestineze, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit