1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

OKB: Izraeli duhet të japë llogari

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara kanë bënë thirrje për të kërkuar llogari ndaj forcave izraelite të sigurisë, të cilat kanë vrarë dhe plagosur palestinezët që morën pjesë në “Marshimin e Madh të Kthimit” në Gazën që mundohet të mbijetojë nën bllokadën e Izraelit.

 

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, thuhet se ka arritur në 42 numri palestinezëve që kanë rënë dëshmorë si pasojë e sulmit të ushtarëve izraelitë në demonstratat që vazhdojnë që nga 30 marsi e këtej, ndërkohë që numri i të plagosurve është rritur në 5.500.

Deklarata vë në dukje se asnjë ushtar izraelit nuk është vrarë ose plagosur në këto demonstrata, ndërsa nënvizon se ushtarët izraelitë kanë marrë në shënjestër civilët e paarmatosur dhe që protestojnë në mënyrë paqësore.

Marrja me dashje në shënjestër e civilëve në Gaza dhe martirizimi i tyre nga Izraeli përbën shkelje të hapur të Konventës së 4-ët të Gjenevës. Izraeli vazhdon të shpërfillë të drejtën ndërkombëtare, vijon deklarata.

Ndaj përdorimit të forcës së tepruar ndaj palestinezëve nga forcat izraelite të sigurisë ka reaguar edhe Komisari i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Zayd Raad al-Hussein, i cili ka thënë: “Çdo javë ne po dëshmojmë raste të ushtrimit të dhunës vdekjeprurëse kundër demonstruesve të paarmatosur”.

Husseini pasi theksoi se Izraeli vazhdon të injorojë të gjitha paralajmërimet e OKB-së dhe të marrë në shënjestër civilët, bëri thirrje për të kërkuar llogari nga forcat izraelite të sigurisë, përgjegjëse për vrasjen dhe plagosjen e palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit