9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB: Gjatë vitit 2022, forcat izraelite vranë 100 palestinezë

Më të lexuarat

Tensionet po rriten në Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të bastisjeve pothuajse të përditshme në këtë territor.

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 100 palestinezë janë vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit.

“Jam i alarmuar nga përkeqësimi i situatës së sigurisë, duke përfshirë një rritje të përleshjeve të armatosura midis palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor (Jerusalemin), tha në një deklaratë Koordinatori Special për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Ushtria izraelite po kryen vazhdimisht bastisje dhe fushata arrestimi në gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pretekstin e kërkimit të palestinezëve, duke shkaktuar përleshje me popullsinë vendase.

Ndërkohë, sipas palës palestineze, më shumë se 140 palestinezë janë vrarë dhe qindra të plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor këtë vit.

/ TRT Balkan /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit