4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

OKB e shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Më të lexuarat

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shqetësuar për situata ku vaksinat kundër COVID-19 kanë mbetur të papërdorura, tha një zëdhënës i OKB-së të enjten.

Ai ka theksuar se OKB mundet të ndihmojë që vaksinat të përdoren vetëm me kërkesë të qeverive.

Programi i shpërndarjes së vaksinave, COVAX deri më tani ka shpërndarë 186.2 milionë doza te 138 shtete.

Ndërsa sipas të dhënave të UNICEF-it, COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situata ku kemi parë se vaksinat kanë mbetur pa u përdorur. Ose për arsye administrative ose për shkak të mungesës së kujdesit të duhur, ose në fakt për shkak të hezitimit për vaksimin”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Ai tha se OKB është e gatshme t’i ndihmojë shtetet me shpërndarjen e vaksinës, por kjo mund të bëhet “vetëm në bazë të kërkesave të qeverive”.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar më shumë se 110 milionë doza të vaksinës për afro 60 vende deri më tani, sipas Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit