3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“OKB duhet të mbrojë muslimanët në Arakan”

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Rohingya në Arakan, Dr. Wakar Uddin: “OKB duhet të shkojë në Arakan dhe të mbrojë muslimanët e Arakanit”

ANKARA (AA) – DİLDAR BAYKAN – Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Rohingya në Arakan, Dr. Wakar Uddin, është shprehur se “OKB duhet të shkojë në Arakan dhe të mbrojë muslimanët e Arakanit. Në të kundërt ushtria dhe busdistët fanatikë do të vrasin pas një kohe edhe nëse muslimanët e Arakanit do të rikthehen në vendbanimet e tyre.”

Wakar Uddin, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka bërë të ditur se vazhdojnë kalimet në Bangladesh të muslimanëve që janë larguar nga rajoni Arakan i Mianmarit, si pasojë e sulmeve të ushtrisë dhe budistëve fanatikë. Ai ka shtuar më tej se ka një pakësim në numrin e tyre në krahasim me ditët e para.

“Policia pasi vjen hap zjarr në ajër dhe duke krijuar frikë tek njerëzit i rrëmben ato nga fshatrat. Budistët fanatikë ndërhyjnë më pas duke shkatërruar fshatrat. Për këtë arsye ende një numër i madh i muslimanëve të Arakanit përpiqen të kalojnë në Bangladesh”, ka theksuar Uddin.

Pasi ka vënë në dukje se qeveria ka planifikuar të mbledhë muslimanët e Arakanit në kampet e “të shpërngulurve brenda vendit” në kufi me Bangladeshin, Uddin ka shtuar se qeveria gjithashtu synon që në fshatrat e djegur të muslimanëve të vendosë budistët.

Mianmari ka deklaruar se do të zbatojë rekomandimet e propozuara nga Komisioni Këshillues për Arakanin i cili drejtohet nga ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka rikujtuar Uddin duke theksuar se “Në rekomandimet e komisionit ndodhen shumë propozime si dhënia nënshtetësisë, njohja e të drejtës për muslimanët e Arakanit, et. Dëshirojmë të shikojmë se si do ti zbatojë këto rekomandime qeveria e Mianmarit.”

Sipas tij, rruga më efektive për të mbrojtur muslimanët e Arakanit nga dhuna e ushtrisë dhe budistëve fanatikë janë vendimet që do të merren për këtë çështje në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se muslimanët në Arakan të Mianmarit po “vdesin nga uria” për shkak se nuk ka qasje për ndihmat ushqimore, ai tha se “Qeveria e Mianmarit duhet të lejojë hyrjen në rajon të institucioneve ndërkombëtare të shoqërisë civile.”

Gjithashtu pasi ka rikujtuar se përjetimet në Arakan janë sjellë në rendin ndërkombëtar nëpërmjet zyrtarëve turq, kryesisht të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, drejtori i Përgjithshëm i Unionit Rohingya në Arakan, ka theksuar se “Në emër të muslimanëve të Arakanit kryesisht për Presidentin Erdoğan, qeverinë dhe popullin turk shpreh falënderimet për mbështetjen që kanë dhënë.”

Në sulmet ndaj civilëve të Arakanit, të kryera nga ushtria e Mianmarit nën pretekstin e “luftës kundër militantëve të armatosur”, nga 25 gushti e deri tani kanë humbur jetën mijëra muslimanë. Për shkak se nuk lejohet hyrja dhe dalja nga zona, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

Ushtria dhe budistët fanatikë gjatë sulmeve kanë djegur ose shkatërruar plotësisht rreth 200 fshatra. Dhjetëra mijëra muslimanë nga Arakani (Rohingya) vazhdojnë përpjekjet që përmes lumit Naf dhe zonës malore të ikin në Bangladeshin fqinj.

Që nga 25 gushti e deri tani në Bangladesh kanë ikur 480 mijë muslimanë të Arakanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit