1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

OKB do të mbajë konferencë për të ndihmuar Afganistanin

Më të lexuarat

OKB-ja ka nevojë për një fond prej 1.3 miliardë dollarë për të vazhduar ndihmat humanitare në Afganistan, por që deri më tani janë plotësuar vetëm 39 për qind e këtij fondi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 13 shtator do të mbajë në Gjenevë të Zvicrës konferencë për të ndihmuar Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë njoftoi se në Gjenevë do të mbahet një konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë me qëllimin për të plotësuar fondin e nevojshëm për vazhdimin e ndihmave humanitare jetësore në Afganistan.

Dujarric theksoi se edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të udhëtojë drejt Gjenevës për të marrë pjesë në konferencë.

OKB-ja ka nevojë për një fond prej 1.3 miliardë dollarë për të vazhduar ndihmat humanitare në Afganistan, por që deri më tani janë plotësuar vetëm 39 për qind e këtij fondi.

Ndërkohë thuhet se OKB-ja ka paralajmëruar se në Afganistan mund të përjetohet rreziku i katastrofës humanitare dhe se 38 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Zyrtarët e OKB-së theksojnë se një në çdo 3 qytetarë të Afganistanit nuk e dinë se nga do të vijë vakti i ushqimit të ardhshëm.

Sipas kësaj, rreth gjysma e fëmijëve afganë nën 5-vjeç parashikohet se mund të përballen me ushqyerje të pamjaftueshme serioze brenda 12 muajve të ardhshëm.

Talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul, pas procesit që filloi këtë vit me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistanit në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur mes SHBA-së dhe talebanëve dhe gjithashtu talebanët morën nën kontroll qytetin pa konflikte pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.

SHBA-ja më 31 gusht përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit