0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

OKB do të hetojë masakrat e Izraelit në Gaza

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Këshilli i Kombeve të Bashkuar (OKB) për të Drejtat e Njeriut, ka miratuar projektrezolutën ku dënon përdorimin e forcës “joproporcionale” dhe “të rastësishme” nga ana e Izraelit ndaj civilëve palestinezë si dhe që parasheh krijimin e një komision të pavarur hetimi për ngjarjet në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli mbajti një seancë të veçantë pas masakrës së Izraelit ndaj palestinezëve në kufirin e Gazës.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të këshillit, të shteteve vëzhguese dhe organizatave joqeveritare në kuadër të OKB-së, mbajtën fjalime të cilat dënojnë Izraelin.

Pas fjalimeve projektrezoluta që dënon përdorimin e forcës “joproporcionale” dhe “të rastësishme” nga ana e Izraelit ndaj civilëve palestinezë si dhe që parasheh krijimin e një komision të pavarur hetimi për ngjarjet në kufirin e Gazas, u votua.

Projektrezoluta që u mbështet edhe nga Turqia si shtet vëzhgues, pavarësisht kundërshtimeve intensive të SHBA-ve dhe Izraelit, u miratua me 29 vota pro, 2 kundër dhe 14 abstenim.

Vetëm SHBA dhe Australia e kundërshtuan projektrezolutën, ndërsa tërhoqi vëmendjen që shtetet si Gjermania, Britania, Japonia dhe Zvicra votuan abstenim. Krahas shteteve islame, Belgjika, Brazili, Kili, Kina, Kuba, Ekuadori, Meksika, Nepali, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja dhe Venezuela votuan pro.

Sipas projektrezolutës të miratuar komisioni hetues i cili do të krijohet nga Kreu i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, do të hetojë shkeljet e Izraelit ndaj të drejtave ndërkombëtare dhe të njeriut në tokat e Palestinës dhe në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor të okupuar.

Në projektrezolutë gjithashtu u bë thirrje që të ndalohen të gjitha sulmet dhe dhuna ndaj civilëve në Kudsin Lindor dhe tokat palestineze të okupuara.

Deklarata e parë nga Turqia

Ndërkohë, Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Naci Koru, në një deklaratë për AA shprehu kënaqësinë ndaj vendimit të Këshillit.

“Ashtu siç e dini në lidhje me të drejtat e njeriut organi më i rëndësishëm i OKB-së është ai në Gjenevë, pra Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Vendi ynë bëri përpjekje në lidhje me disa shtete të OKB-së që të mos merret ndonjë vendim në New York, ndërsa me mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe ka mundësuar që sot të mbahet kjo seancë e veçantë”, tha Koru.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit