26.2 C
Pristina
Friday, June 21, 2024

OKB: Bota duhet të ofrojë më shumë ndihmë për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Më shumë se 500.000 muslimanë të Arakanit u larguan nga Mianmari për në Bangladeshin fqinj, që nga fillimi i valës së re të dhunës më 25 gusht

COX’S BAZAR (AA) – Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror për Ushqim (WWFP) i OKB-se, David Beasley, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për dhënien e më shumë ndihmave pakicës muslimane Rohingya në Bangladesh, ku në të kundërtën, mund të ndodhë katastrofa humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 500.000 muslimanë të Arakanit u larguan nga Mianmari për në Bangladeshin fqinj, që nga fillimi i valës së re të dhunës më 25 gusht.

Mijëra persona të vendosur përkohësisht në kampe pa kushte për refugjatët afër kufirit me Bangladeshin, vazhdojnë betejën për mbijetesë.

“Bangladeshi nuk mund vetë të merret me këtë barrë. Bashkësia ndërkombëtare doemos duhet të reagojë. Duhen ndihma nga mbarë bota sepse flasim tekstualisht për një krizë humanitare. Nëse nuk marrin ndihmën e nevojshme, nga mbrojtja shëndetësore, ushqimi, uji i pastër dhe strehimi, kjo mund të shpërthejë në katastrofë humanitare”, tha Beasley.

Ai theksoi se WFP në pesë deri në gjashtë muajt e ardhshëm nevojiten 75 milionë dollarë për ushqimin e të larguarve në Bangladesh.

Muslimanët Rohingye tashmë disa vite janë pakica më e rrezikuar etnike në botë, ndërsa prej disa javësh përballen me valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Nën arsyetimin e luftës kundër grupeve muslimane, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar së paku 200 fshatra muslimane prej të cilave qindra mijëra banorë u detyruan të ikin në Bangladesh.

Për shkak të faktit se në rajonin e krizës nuk ka përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, është e pamundur të flitet saktë për bilancin e viktimave gjatë sulmeve ndaj vendbanimeve muslimane.

Shefi i diplomacisë së Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood, më parë deklaroi se së paku 3.000 muslimanë janë vrarë nga 25 gushti deri më sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit