2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OKB: Armëpushimi humanitar në Gaza “çështje e jete a vdekjeje”

Më të lexuarat

UNRWA-ja e quajti “tronditës” bombardimin e pandalshëm të Izraelit në enklavën e bllokuar

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha sot se një armëpushim i menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës është “çështje për jetë a vdekje”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, UNRWA-ja e quajti “tronditës” bombardimin e pandalshëm të Izraelit në enklavën e bllokuar.

“Niveli i shkatërrimit është i paprecedentë”, tha agjencia e OKB-së. “Tragjedia njerëzore që shpaloset para nesh është e padurueshme”, shtoi ajo.

“Një armëpushim i menjëhershëm humanitar është çështje jete a vdekjeje për miliona njerëz”, tha agjencia.

UNRWA-ja e quajti ofensivën e vazhdueshme izraelite që detyroi mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Gaza si “zhvendosje të detyruar”.

“Më shumë se 670.000 njerëz janë strehuar në gati 150 instalime të mbipopulluara të UNRWA-së. Këta njerëz përballen me përkeqësim të kushteve humanitare dhe rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje”, thuhet më tej.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 10.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8.796 palestinezë dhe 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit