5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

OBSH thirrje sërish vendeve të pasura: Moratorium për dozat e treta të vaksinave deri në 2022

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë edhe një herë thirrje për mos aplikimin e dozave të treta të koronavirusit deri për të paktën një vit.

Agjencia e OKB vuri edhe një herë në dukje se miliona qytetarë në të gjithë botën nuk kanë marrë ende as dozën e parë.

Drejtuesi i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve: Nuk do të rri në heshtje ndërsa kompanitë dhe shtetet që kontrollojnë furnizimin global me vaksina mendojnë se bota e varfër duhet të kënaqet me ato që mbeten pas.”

Duke folur nga selia e OBSH-së në Gjeneve, Tedros u bëri thirrje vendeve të pasura dhe prodhuesve të vaksinave që të prioritizojnë vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë dhe popullatave të rrezikuara në vendet e varfra, në vend të dozave përforcuese.

“Nuk duam të shohim përhapje të përdorimit të dozave përforcuese për njerëz të shëndetshëm që janë të vaksinuar me dy doza.” /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit