9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OBSH: Mos dërgimi i ndihmave ushqimore në Gaza ka lënë në situatë të pashpresë popullin

Më të lexuarat

Pasi vuri në dukje se vazhdojnë të kërkojnë leje për të dërguar karburant në spitalin Nasser, Ghebreyesus përsëriti thirrjen e tij për “armëpushim urgjent” për Gazën

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se vonesat në dërgimin e ndihmave ushqimore të planifikuara në Gaza kanë lënë të pashpresë popullin e Gazës cili përjeton uri të rëndë, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma e medias sociale X, Ghebreyesus informoi se OBSH dhe partnerët e saj në Gaza dje kanë arritur të sigurojnë produktet mjekësore bazë për 1.000 të sëmurë atje, pavarësisht operacioneve të rënda ushtarake që vazhdojnë përreth spitalit Nasser në rajonin Khan Younis të Gazës.

Ghebreyesus tha se janë përpjekur të dërgojnë edhe ushqime për spitalin, por nuk kanë mundur ta realizojnë këtë.

“Vonesa të tilla rrisin rreziqet shëndetësore për të sëmurët në situatë të pambrojtur dhe ku shënohet ndërprerje në punët e personelit shëndetësor”, deklaroi Ghebreyesus.

Spitali Nasser aktualisht ofron shërbim për rreth 400 të sëmurë, tha Ghebreyesus, i cili vuri në dukje se këtu ka mungesë të madhe për produkte mjekësore, karburant dhe ushqim.

Duke nënvizuar se procedurat në pikat e kontrollit vonojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe dërgimin e tyre në spitalin Nasser, Ghebreyesus tha: “Kjo situatë nënkupton që njerëzit në Gaza të cilët jetojnë në kushte ferri, përfshirë urinë e rëndë, janë jashtëzakonisht në situatë të pashpresë”.

Pasi vuri në dukje se vazhdojnë të kërkojnë leje për të dërguar karburant në spitalin Nasser, Ghebreyesus përsëriti thirrjen e tij për “armëpushim urgjent” për Gazën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit