-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

OBSH dënon sulmin izraelit në spitalin al-Ahli në Gaza

Më të lexuarat

“Lajmet fillestare tregojnë qindra të vdekur dhe të plagosur. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, shkroi Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar ashpër sulmin izraelit ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, reagoi në platformën e mediave sociale X në lidhje me sulmin në Spitalin Baptist al-Ahli.

“Lajmet fillestare tregojnë qindra të vdekur dhe të plagosur. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, shkroi Ghebreyesus.

Shefi i OBSH-së theksoi se spitalet në veri të Gazës kërkuan që kërkesa për evakuim e bërë nga Izraeli të tërhiqej.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, për Anadolu tha se numri i të vdekurve si pasojë e bombardimeve të Izraelit ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza është rritur në 500.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit