1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

O’Brien kërkon që Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

Më të lexuarat

Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka bërë thirrje për përgjegjësinë e Serbisë rreth incidentit në Banjskë.

Ai tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët e involvuar në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

O’Brien thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak, po bën në rajon, duke vizituar kryeqytetet Prishtinë dhe Beograd.

Diplomati amerikan përmendi po ashtu zgjedhjet e reja në veri, për të cilat tha se duhet të ndodhin pa vonesa.

“Vlerësoj iniciativat e Miroslav Lajçak për të takuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur për dialogun që udhëhiqet nga BE. Është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”.

Duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale të reja në veri të Kosovës pa vonesa, ndërsa duhet të ketë koordinim të mjaftueshëm para implementimit të rregulloreve të reja monetare. Shteti i Serbisë duhet të mbajë llogaridhënë individët për përfshirjen e tyre në sulmin e Banjskës”, shkroi O’Brien në rrjetin social “X”.

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL së fundmi ka lëshuar një flet-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ky flet-arrest lidhet në lidhje me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit