16.3 C
Pristina
Friday, June 28, 2024

Obligueshmëria e ndihmës ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe mbrojtja e tij –
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

  1. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin), Allahu tashmë e ka ndihmuar.” (Tevbe: 40).

Allahu ka garantuar se do ta ndihmojë Pejgamberin e Tij, mirëpo Ai i ka paralajmëruar njerëzit nga lënia e ndihmës së tij, në mënyrë që të mos ndëshkohet umeti braktisës e që (Allahu) ta ndryshojë atë me njerëz të tjerë që do ta ndihmonin.

  1. Nuk ndodh që Pejgamberi të fyhet në një umet, vetëm se Allahu e nënçmon atë.
  2. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk është i nevojshëm që dikush ta mbrojë atë, mirëpo secili është i nevojshëm për ta mbrojtur atë, në mënyrë që të vërtetohet besimi i tij.
  3. Kush nuk e ndihmon fenë e Allahut, të mos presë ndihmën e Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë.” (Muhamed, 7)
  4. Kush sheh ndonjë vlerë të fesë që njolloset dhe e lë atë nga frika për respektin dhe prestigjin e tij, Allahu e ul prestigjin e tij tek njerëzit për aq sa ka ulur respektin dhe vlerën e fesë. Shpërblimi/ndëshkimi është nga lloji i punës.
  5. Hadithi tregon se: “Kush ndihmon një musliman, atë e ndihmon Allahu”, e, si qëndron për atë që e ndihmon Pejgamberin e Tij kur njolloset nderi i tij?! Ndihma e Pejgamberit konsiderohet shkak për krenarinë e të poshtëruarit, për fuqinë e të pafuqishmit dhe për ndihmën e atij që i është bërë padrejtësi.
  6. Hadithi tregon se: “Kush e braktis (nuk e mbështet) një musliman, atë e braktis Allahu”, e, si qëndron për atë që ka braktisur Pejgamberin kur përdhoset nderi i tij, ndërkohë ka mundësi ta e ndihmojë atë?!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit