6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

OBI thirrje për ndalim të menjëhershëm të sulmeve izraelite në Gaza

Më të lexuarat

“OBI dënon ashpër agresionin e forcave pushtuese izraelite në Gaza dhe sulmet e tyre mbi civilët dhe objektet e banimit”, thuhet në kumtesën e krerëve të kësaj organizate

 

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka kërkuar ndalim të menjëhershëm të sulmeve izraelite në enklavën e bllokuar palestineze, Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

“OBI dënon ashpër agresionin e forcave pushtuese izraelite në Gaza dhe sulmet e tyre mbi civilët dhe objektet e banimit”, thuhet në kumtesën e krerëve të kësaj organizate.

OBI gjithashtu bën thirrje në dhënien fund të “agresionit brutal” që Izraeli e ushtron në territorin palestinez.

Në kumtesën që mban nënshkrimin e sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, thuhet se Izraeli do të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat e përshkallëzimit të fundit të situatës në Gaza.

Al-Othaimeen i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të ndërhyjë për të detyruar Izraelin të ndërpresë agresionin e dhunshëm dhe të respektojë normat ligjore ndërkombëtare.

Të paktën 7 palestinez ranë dëshmorë në operacionin e fshehtë të kryer nga forcat izraelite në Gaza, kurse së paku 6 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet e mbrëmshme ajrore në Gaza.

Që nga marsi forcat izraelite kanë vrarë mbi 200 palestinezë, dhe plagosën mijëra të tjerë të cilët protestonin në zonën kufitare në rripin e Gazës, ku kërkonin përfundimin e bllokadës izraelite dhe dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit