ANKARA (AA) – Turqia, e cila aktualisht kryeson me Organizatën për Bashkëpunim Islamik (OBI), të premten do të jetë nikoqire e një takimi urgjent, ku përfaqësuesit e 57 shteteve anëtare do të diskutojnë kundër ndërhyrjes izraelite pas vrasjes së fundit të palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga samiti i Stambollit, i cili u thirr nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pritet të dërgohet një mesazh i fuqishëm kundër dhunës izraelite që ka rezultuar me të paktën 62 palestinezë të vrarë gjatë protestave masive në Rripin e Gazës të hënën. Viktima më e re ishte foshnja tetëmuajshe.
Në samit, përveç pranisë së një numri të madh të krerëve shtetërorë dhe qeveritarë, pritet edhe prania e Kryeministrit palestinez Rami Hamdallah, Mbretit të Jordanisë Abduallahu II dhe Presidentit të Iranit Hassan Ruhani, Presidenti afgan Ashraf Gani, Emir i Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Presidenti i Mauritanisë, Mohammad Veled Abdulaziz.
Ky takim pritet të ndihmojë udhëheqësit muslimanë për të treguar një qëndrimin të qartë dhe unik kundër dhunës izraelite. Është planifikuar që deklarata e përbashkët të publikohet pas takimit.
Trupat izraelite të hënën vranë të paktën 62 palestinezë dhe 3.188 të tjerë u plagosën, të cilët kishin dalë për të shënuar Nakba-n (Katastrofën e Madhe) dhe për të protestuar kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.