1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

OBI kundërshton çdo plan paqeje që mohon të drejtat palestineze

Më të lexuarat

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka refuzuar çdo propozim për një zgjidhje paqësore që nuk përputhet me të drejtat palestineze.

Në një komunikatë përmbyllëse, samiti i OBI-t i mbajtur në Mekë të Arabisë Saudite dënoi “çdo vendim të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm që njeh Kudsin si kryeqytet të Izraelit”, duke përfshirë vendimin e fundit të SHBA-ve.

Samiti u bëri thirrje shteteve anëtare të OBI-t që të marrin “masa të përshtatshme” kundër vendeve që njohin qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit.

Takimi i OBI-t përsëriti “refuzimin e çdo propozimi për zgjidhje paqësore që nuk përputhet me të drejtat legjitime dhe të patjetërsueshme të popullit palestinez”.

Në muajin dhjetor të vitit 2017, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njohu Izraelin si kryeqytet të Izraelit, një masë që shkaktoi një kundërshtim të gjerë ndërkombëtar, duke përfshirë edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Kudsi mbetet qendra e mosmarrëveshjes me dekada të gjata në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.

Takimi i OBI-t po ashtu u bëri thirrje aktorëve ndërkombëtar që të “angazhohen në një rrugë politike shumëpalëshe që synon të nisë një proces të besueshëm të paqes nën sponsorizimin ndërkombëtar”.

Që nga vendimi i diskutueshëm i Trumpit për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, udhëheqja palestineze ka refuzuar rolin e SHBA-ve në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

SHBA është duke u përgatitur për të zbuluar aspektet ekonomike të planit të saj për paqen në Lindjen e Mesme, i njohur si “marrëveshja e shekullit”, gjatë një punëtorie ekonomike në Bahrein më vonë këtë muaj.

Bazuar në raportimet në media, “marrëveshja e shekullit” do t’u kërkojë palestinezëve të bëjnë lëshime të mëdha për Izraelin lidhur me statusin e Kudsit dhe të drejtën e refugjatëve palestinezë që të kthehen në shtëpitë e tyre në Palestinën historike./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit