1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

OBI kërkon uljen e tensionit mes Riadit dhe Teheranit

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka kërkuar uljen e tensioneve mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës Islamike të Iranit dhe kërkoi krijimin e një uniteti të fortë në drejtim të eliminimit të terrorizmit.

Sipas rrjetit televiziv PressTV, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik z. Ijad Madani të enjten, në samitin ministror të OBI në Xhida të Arabisë Saudite, pa përmendur emrin e Iranit dhe Arabisë Saudite, ka thënë se tensioni i vazhdueshëm ndërmjet vendeve anëtare të OBI minon unitetin islamik dhe në të njëjtën kohë thellon dallimet dhe hendekun mes institucioneve politike islamike.
Në të njëjtën kohë, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite Adel Al Xhubeir, i cili inicioi mbajtjen e Sesionit Special të OBI në Xhida, pohoi se sulmi ndaj zyrave diplomatike dhe konsullore të vendit të tij nuk ishte një ngjarje e zakonshme dhe se Teherani bëri shumë pak për të parandaluar këtë rast.
Këto akuza të tij vijnë në një kohë kur zyrtarët qeveritarë iranianë dënuan sulmin mbi misionet diplomatike saudite në Teheran dhe në Mashhad, ndërsa forcat e sigurisë arrestuan dhe filluan procedurë penale për përgjegjësit e këtyre sulmeve.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, z. Sejed Abas Eragçi të martën në mbrëmje udhëtoi për në Xhida për të marrë pjesë në sesionin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
Ky sesion i jashtëzakonshëm i OBI u thirr me kërkesë të ministrit të jashtëm saudit në mënyrë që të analizohen përmasat e sulmit mbi misionet diplomatike saudite në Iran pas zbatimit të vendimit me vdekje ndaj Ajatollah Namr Baker Al Namr.
Regjimi saudit më datë 2 janar 2016 ekzekutoi me vdekje Ajetollah Shejh Namr Al Namr, autoritet i lartë shiit dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, që çoi në protesta në mbarë botën, veçanërisht në vendet islamike.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit